Arti Shqiptar



Robert Elsie

English
deutsch
shqip

Kolë Idromeno (1860-1939)



Piktor, fotograf dhe arkitekt Kolë Idromeno (1860-1939) është ndoshta një nga piktorët e hershëm më të njohur të pikturës shqiptare. U lind në Shkodër dhe filloi të vizatonte dhe të bënte akuarele që në moshë të re (1871-1874). I ndihmuar nga Pjetër Marubi, prej të cilit mësoi dhe artin e fotografimit, shkoi në Venedik në vitin 1875 për të ndjekur Akademinë e Arteve të Bukura, nga e cila u largua pas gjashtë muajsh, pasi nuk mundi tu përshtatej rregullave të rrepta mësimore. Megjithatë, ndenji në Venedik ku për disa vite punoi si ndihmës i një piktori të njohur venecian, dhe në vitin 1878 u kthye në Shqipëri. Në vitin 1883 hapi një studio fotografimi me kamerat e importuara nga shoqëria Pathé në Francë. Në vitin 1912 ishte personi i parë në Shqipëri që importoi aparate filmike për shikimin e filmave. Në gusht të po atij viti nënshkroi një kontratë me shoqërinë austriake Josef Stauber për ngritjen e kinemasë së parë të thjeshtë në vend. Si piktor, Idromeno preferonte tema qytetare, si në pikturën Dasma shkodrane, 1924, por pikturoi dhe portretet e intelektualëve dhe figurave kombëtare. Në veçanti, shumë i njohur është portreti me fytyrë gjysmë të mbuluar me shami, Motra Tone, 1883. Gjithsesi ka edhe peizazhe dhe tema fetare. Pikturat e tij u ekspozuan në ekspozita ndërkombëtare në Budapest (1898), Romë (1925), Bari (1931), Romë (1936) dhe Nju Jork (1939). Kolë Idromeno kujtohet në Shkodër gjithashtu si skulptor dhe arkitekt i ndërtesave publike.
01 Kolë Idromeno (1860-1939), 1882.

02 Motra Tone, 1883
(Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë).

03 Dasma Shkodrane, 1924
(Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë).

04 Portreti i Gjuzepinës, 1920
(Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë).

05 Autoportret, 1931
(Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë).

06 Portret burri me kapele, 1931
(koleksioni i familjes Fico).

07 Oborri i shtëpisë shkodrane, 1933
(Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë).

08 Portreti i mbesës, 1932
(Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë).

09 Portret burri
(Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë).
Idromeno01 Idromeno02 Idromeno03
Idromeno04 Idromeno05 Idromeno06
Idromeno07 Idromeno08 Idromeno09